Miqesore / Përfaqesuesja "B" barazon 2-2
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 09 Janar 2010 17:39   Shtyp

Skuadra perfaqesuese e Shqiperise qe ndodhet per fazen pergatitore ne Turqi kakombetarja_ne_malte zhvilluar sot, nje dite perpara rikthimit ne atdhe takimin e dyte miqesor me nje skuader turke, SiirtJetpa. Ndeshja ka perfunduar 2-2. Golat per ekipin shqiptar jane shenuar nga Roshi dhe Cikalleshi

Ekipi jone luajti me: Mocka, Lila , Pisha, Gocaj, Muca, Lilaj, Roshi, Veliaj, Bakaj, Shkurtaj.

Sapo filloi pjesa e pare ne minuten 3, Roshi pasi rrembeu topin kundershtarit, hyri ne zone dhe shenoi golin e pare.

10 minuta me vone Bakaj gjuan nje goditje denimi dhe Lila shenon me koke, por arbitri kryesor e anullon golin per pozicion jashte loje, nderkohe qe asistenti i tij  nuk e sinjalizoi. Ekipi vazhdoi te luante mjaft mire gjate pjeses se pare .Gjithashtu duhet permendur se skuadra kombetare ishte vendosur mire dhe ne mbrojtje.
 

Sapo filloi pjesa e dyte ne minuten e 2, Muzaka rremben nje top dhe fiton goditje kendi.Godet Sefa dhe Cikalleshi brenda zones godet me koke dhe shenon golin e dyte.

 
Rreth minutes se 20 te pjeses se dyte pas nje pozicioni te dukshem jashte loje lojtaret e Jetpa futen ne zone, dhe Samina ben faull , arbitri akordon 11-metersh per ekipin turk qe kthehet ne gol.

Ne minuten e 40-te pas nje rremuje ne zone, Jetpa shenon edhe golin  e dyte.

 Pas ndeshjes trajneri Josip Kuzhe u shpreh se èergjithesisht eshte  i kenaqur me lojen e ekipit ,sidomos me fazen mbrojtese sidomos ne krahasim me ndeshjen e pare.

Me ndeshjen e sotme perfundon dhe grumbullimi nje javor ne Turqi per ekipin kombetar.Skuadra do te udhetoje neser ne mesdite drejt Tiranes.

Media FSHF

komente