Gerd Haxhiu respektohet nga tifozeria dhe lojtaret!
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 11 Janar 2010 08:14   Shtyp
gerd_haxhiuTrajneri i sapo larguar nga Skenderbeu i Korces, Gerd Haxhiu eshte simbolizuar dhe perkrahur ne menyre unanime per punen qe ka bere si trajner i Skenderbeut. Praktikisht, eshte lavderuar puna, profesionalizmi dhe mbi te gjitha karkateri i tij njerezor. Ish trajneri Haxhiu ka marre afro 100 mesazhe prej shume personave.

"
Ne emer te te gjith Ultras "Bardhekuqve" ju falenderojme per gjithcka qe keni bere per Skenderbeun dje ju uroj fat dhe suksese kudo qe te shkosh...", thuhet ne letren e derguar nga grupi simbolik i tifozerise "Bardh e kuq".

"Respekte profesor Gerdi. Gezon respektin e gjith lojtareve, tifozeve dhe qytetit te Korces", thuhet ne disa prej letrave qe ai ka marre prej lojtareve qe Gerd Haxhiu ka drejtuar.

"Duke patur parasysh ato qe kam kaluar keto dy ditet e fundit, eshte me te vertete shume ndjenje pozitive, mbeshtetja qe kam marre si nga tifozat, lojtaret por edhe nje pjese e mediave. Kjo gje me ben krenar qe shume veta kane mundur ta kuptojne qe per skuadren dhe lojtaret e mij une kam bere maksimumin dhe me punen time jam munduar te arrij gjithnje suksese. Shume faleminderit te gjitheve", u shpreh per Albaniasoccer.com, trajneri gerd haxhiu duke falenderuar te gjithe atyre qe e kane mbeshtetur pas largimit nga drejtimi i Skenderbeut

(Ne foto: Gerd Haxhiu: Nuk mjafton vetem te luash mire)

Kristo Zhidro
komente