Besa do jete skuadra e pare me fushe me bar artificial te perfunduar
nga AlbaniaSoccer   E martë, 12 Janar 2010 15:50   Shtyp

besa_logoKanë përfunduar të gjitha punimet përgatitore për fushën me bar artificial, që po instalohet në Kavajë. Tashmë inagurimi i saj është vetëm çështje ditësh. Shumë shpejt futbollistët e klubit të Futbollit Besa, nuk do të kenë më probleme për t’u stërvitur në çfarëdo lloj kohe, madje edhe në shi.

Punimet në këtë fushë janënë fazën përfundimtare. Është shtruar tapeti i barit, janë kryer vijëzimet. Po vazhdohet me proçesin e hedhjes së rërës dhe gomës, të cilat janë realizuar në masën mbi 50-60 %. Pritet që shumë shpejt, gjithçka të përfundojë dhe fusha të vihet në dispozicion të klubit Besa, për fillimin e proçesit stërvitor. Sipas specialistëve, punimet në këtë fushë, mund të mbyllen brenda pak ditëve dhe Kavaja do të jetë qyteti i parë me impiant të përfunduar, në rrjetin e fushave me bar artificial që po instalohen në të gjithë vendin.

Media FSHF

 

 

komente