Miqesorja / Gramozi - Real Madrid
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 13 Janar 2010 23:53   Shtyp

real_madrid_campKompania Taçi Oil, organizatore e ndeshjes miqesore Gramozi-Real Madrit ,qe do te zhvillohet te merkuren e ardhshme ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa", ka deklaruar qe biletat per hyrjen ne stadium do te kene koston e nje ndeshje normale. 5000 leke (te reja) do te kushtoje nje bilete per Tribunen A, 500 leke(te reja) do te kushtoje bileta per ne Tribunat D1, D2, D3 dhe 200 leke (te reja) do te kushtojne biletat per te ne tribunat C dhe E. Gramozi - Real Madrit do te zhvillohet diten e merkure, ne Qemal Stafa, ora 18:00. Per skuadren madrilene eshte konfirmuar ardhja e te gjithe yjeve qe kjo skuader ka ne perberje, ndersa skuadra e Gramozit do te perbehet nga nje seleksion i lojtareve me te mire te kampionatit shqiptar, emrat e te cileve ende nuk jane bere te ditur.

Enea Shtrepi

komente