Goran Miroviç, një mesfushor për kuqeblutë
nga AlbaniaSoccer   E premte, 15 Janar 2010 19:30   Shtyp

vllaznia_logoTe Vllaznia, që nga mesdita e së mërkurës, ka mbërritur për provë mesfushori serb Goran Miroviç. Ky lojtar luan si mesfushor organizator dhe kuqeblutë kanë shumë nevojë për një mesfushor të tillë. Drejtuesit e Vllaznisë e kanë studiuar atë prej disa kohësh në disa videokaseta të siguruara. Madje siç bëhet e ditur, ndërmjetësi për ardhjen e tij në Shkodër ka qenë pikërisht sulmuesi serb i Apolonisë, Brkiç. Ai, siç duket, e njeh mirë Miroviçin dhe në kontaktet me Kaçin, shkodranin që luan për fierakët, ka sugjeruar këtë lojtar për presidentin Fushaj.Ai është 27 vjeç, 183 cm dhe në sezonin e fundit ka luajtur me ekipin Pelister Bitola në Maqedoni. Përveç pasit të saktë, Miroviç dallohet edhe për luftën e fortë sportive në mesfushë, prandaj shpresat e stafit të Vllaznisë janë që ai të rezultojë i tillë deri në fund të provës së tij.

Kel Naraci

komente