Erbim Fagu nuk rrezikon dhe ben tifozin ne miqesore!
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 16 Janar 2010 18:43   Shtyp

erbim_faguMbrojtesi tiranas, Erbim Fagu qe kete sezon aktivizohet me Besen e ka ndjekur miqesoren e sotme me Gramozin nga jasht fushes se gjelber. Trajneri Shpetim Duro nuk ka dashur te rrezikoje, pasi Fagu ende nuk ndodhet 100% i rikuperuar. Vete lojtari ne linje telefonike per Albaniasoccer.com ka pohuar se : “Fola me trajnerin dhe menduam qe ishte me mire qe mos aktivizohesha per te mos rrezikuar. Une ndihem mire dhe do jem gati per te shtunen tjeter ne ndeshjen e kampionatit qe si per ironi e kemi serish me Gramozin”, ka perfunduar Fagu.

Klevis Bejkolli

komente