Edgar Cani: Tek Piacenza per te luajtur, e ardhmja tek Palermo!
nga AlbaniaSoccer   E premte, 29 Janar 2010 05:23   Shtyp

edgar_cani_askoli_Pasi ka zhvilluar seancen e pare stervitore si lojtar i Piacenza, sulmuesi Shqiptar Edgar Cani ka dhene prononcimin e tij te pare per mediat duke respektuar skuadren e re, por ne mendje e ardhmja e tij eshte tek Palermo. 

« Zhvillova nje stervitje te lehte. Jam i kenaqur me vendimin tim per te ardhur dhe luajtur ketu. Une shpresoj qe ardhja ime ketu te ndihmoje skuadren e Piacenzes per ti shpetuar zones se renies nga Serie B. Grupi duket solid dhe une gjate muajve ne vazhdim do jap maksimumin qe ta ndihmoj kete skuader dhe deshiroj te jem i suksesshem. Deshira ime per momentin eshte te luaj dhe trajneri, per te cilin une kam shume konsiderate me ka shprehur interesimin e tij per aktivizimin tim. Tani une e kam mendjen vetem per te luajtur per Piacenzen. Ne te ardhmen kam deshire te kontribuoje per Palermon », perfundoi prezantimin e  tij te pare perpara mediave sulmuesi Shqiptar Edgar Cani .

Kel Naraci

komente