FIFA/Shqiperia ngjitet ne vendin e 83-te
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 31 Mars 2010 15:48   Shtyp

fifa_logo-newShqipëria ngjitet me  13 vende në renditjen botërore mujore të FIFA-s, të publikuar sot më 31 mars, duke u pozicionuar tani në vendin e 83-të nga vendi i 96-të që ishim në klasifikimin paraardhës.

Bonusi i “dhuruar” nga kalkulimet e FIFA-s është +54 pikë, duke pasur tani 389 pikë në total, pas fitores 1-0 të 3 marsit në ndeshjen miqësore ndërkombëtare kundër Irlandës së Veriut në “Qemal Stafa”.

Në renditjen specifike të UEFA-s tani ndodhemi në vendin e 40-të midis 53 ekipeve kombëtare që aderojnë në konfederatën kontinentale, ndërkohë një muaj më parë ishim në vendin e 41-të.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide