Seria B / Shenon Cani, humbet Piacenza
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 19 Prill 2010 15:27   Shtyp
cani_padova_Çani shënon golin e radhës në Itali. Sulmuesi i Piaçenzës, Edgar Çani, shënoi dje golin e radhës në Serinë B. Shqiptari i dha barazimin e përkohshëm skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Sasuolos. Fillimisht janë miqtë që shënojnë të parët. Më pas, është Çani që barazon shifrat në 1-1 në minutën e 24’. Por, ky gol nuk mjafton as për barazimin, pasi Sasuolo shënon dy gola në pjesën e dytë duke fituar ndeshjen 3-1. Çani zhvilloi një ndeshje të mirë dhe tregon edhe një herë se është në rrugë të mbarë në kampionatin italian.
Andi Gjata
komente