Atdhe Nuhiu shume prane Rapidit te Vjenes!
nga AlbaniaSoccer   E diel, 30 Maj 2010 21:01   Shtyp

atdhe_nuhiu_austriSulmuesi shtatlart i Riedit, Atdhe Nuhiu pritet te trasferohet te skuadra e Rapidit te Vjenes. Sezonin e sapo mbyllur ai shenoi gjashte gola me ekipin e Riedit ku dhe u trasferua per te zevendesuar sulmuesin tjeter shqipetar Hamdi Salihi i cili kaloi te Rapidi qe vitin e kaluar.

Nuhiu ishte huazuar nga Austria Karten te Riedi per nje sezon. Atij i ka mbetur dhe nje vit kontrat me Karten, por klubi nuk ka mundur te marre licensen per te garuar ne dy kategorite e para te Austrise. Ne kete menyre te gjithe lojtaret mbeten te lire.

Interesimin e klubit me te mire austriak e ka pranuar dhe vete Atdhe Nuhiu i cili ka deklaruar se :

“Rapidi eshte interesuar per mua dhe drejtuesit e tyre jane duke biseduar me menaxherin tim. Besoj qe javen tjeter do nenshkruaj me kete skuader. Me pelqen te luaj per Rapidin, pasi eshte skuadra me e madhe ne Austri”.

Nese ky trasferim do te realizohet atere dyshja sulmuese e Rapidit te Vjenes do te perbehet nga Nuhiu dhe Salihi, nje dyshe qe do te pelqehej shume te ishte dhe ne kombetaren Shqipetare.

Dardanoz Zhidrova
komente