Migjen Basha ne shenjestren e Sienes, Kuzhe e harron
nga AlbaniaSoccer   E martë, 15 Qershor 2010 06:26   Shtyp

migjen_basha_gol1Mesfushori Migjen Basha eshte nje nga objektivat e skuadres se Sienes. Toskanet te rene ne Seria B sezonin e sapo perfunduar deshirojne qe te rikthehen menjehere ne Seria A.

Kuzhe harron Bashën

Trajneri i kombëtares Shqiptare, Jospip Kuzhe, para disa javësh paralajmëroi se do ta vëzhgonte nga afër Migjen Bashën, por një gjë e tillë nuk ndodhi.


Madje trajneri kroat ende nuk e ka kontaktuar 22-vjeçarin, edhe pse kishte thënë se do ta thërrasë në telefon, pasi nuk kishte mundur të udhëtonte drejt Italisë.


“Më është thënë se Kuzhe do të vinte në ndeshjen Cittadella-Frosinone për të më vëzhguar, por ai nuk erdhi. Trajneri i Kombëtares shqiptare ende nuk më ka kontaktuar”, deklaroi Basha, i cili është i gatshëm ta veshë fanellën kuqezi.

Kel Naraci

komente