Etrit Berisha le pas demtimin, gati per Kalmarin
nga AlbaniaSoccer   E martë, 27 Korrik 2010 10:57   Shtyp

etrit_berisha_kalmarPortieri Etrit Berisha pas nje pushimi 6-javor per shkak te nje lendimi tashme eshte thuajse gati per tu rikthyer ne skuader. Pas disa ditesh ai do te kete dhe kontrollin final dhe me pas mund te luaj pa problem.

Para demtimit ai ishte portieri i pare i skuadres se Kalmarit, por ne momentin qe u demtua u zevendesua nga Peter i cili ka bere paraqitje shume te mira. Tani do ti duhet te luftoje per nje vend ne formacionin e pare.

Vete lojtari ka pohuar per nje media suedeze se :

“Ndihem me mire dhe  nuk ndiej me dhembje. Puna me fizioterapistin Kjell Svensson ka funskionuar me se miri dhe ai ka dhene nje kontribut te madh ne rikuperimin tim. Ka qene nje periudhe shume e veshtire ne karrieren time dhe kurr me pare nuk kam pasur nje demtim te tille. Primare per mua eshte qe te mos me perseritet me ky demtim. Me stervitje dhe me perkushtim do te rikthehem aty ku dhe e lashe, ne formacionin e pare te Kalmarit”.

Klevis Bejkolli

komente