Alban Ramaj : Nese shenoj gola me Aue-n, do te thirrem ne kombetare !
nga AlbaniaSoccer   E martë, 27 Korrik 2010 16:34   Shtyp

Alban_RamajFutbollisti pejan i Erzgebirge Aue ( ish Vismut Aue qe ne vitin 1989 u eliminua nga Flamurtari i Vlores), Alban Ramaj është demtuar në ndeshjen miqesore kundër Schalke 04 që perfundoi 1-3. Ramaj në këtë ndeshje ka pësuar çarje ne kofshë.

“Për fat te keq luajta vetem 15-minuta dhe pesova demtimin. Do mungoj tre jave, por  kam shpresa qe pas dy javesh te kthehem. Besoj se kam mjaft kohë ne dispozicion per tu kthyer  dhe per te fituar në 11-shin e pare pas kesaj pauze”.

Pse vendoset per Aue, kur kishit oferta me te mira si Düsseldorf, Paderborn, CSKA Sofja dhe CF Cadiz në Spanjë ?

Jam ambjentuar mirë në Aue. Kam nje plus se ketu luaje edhe me Currin. Te shofim sezonin se si do shkoj. I kam vene vetes si qellim te shenoj dhjete gola , nese vjen ndonje me shumë edhe me mire. Synimi i imë është qe vitin e ardhshem të kaloj në Bundesliga, me Aue apo ndonje ekip tjeter...


Ju po luani si sulmues i tërhequr ?

Po kunderejt deshires sime pasi e tillë është loja e Aues. Me duhet te kthehem ne fushen tonë për te marre topin dhe organizuar sulmin.


Po për Shqiperine, kush është mendimi i juaj ?

Nuk jam tranjer i Shqiperise. Unë kam qene dhe i kam ndjekur nga afer dy ndeshje te Kombetares. Atë me Portugaline 1:2 dhe ndeshjen kundër Malit te Zi 1:0.

Si tifoz mundem te shkoj dhe me i pa ndeshjet sa me lejon orari, kurse  per te luajtur vendos dikush tjeter. Besoj, se nese luaj ne 11-shen e Aues dhe shenoj gola mund te me vijë edhe ftesa.


Keni konkurrent direkt Kapllanin!  Ju mori vendin vitin e kaluar ne Augsburg ?


Ata vendosen per te, sepse i ka ne llogari akoma ato 18-golat ne Karlsrue. Mirpo, per fat te keq nuk pati sezon te mirë. Me kerkoj edhe TuS Koblenz, por ata donin nje prove me pare. Kurse, ne anen tjeter Aue me donte pa prove dhe kete here nuk gabova qe vendosa per Aue.


Si i sheh shanset e tua ne Kombetare ?


Unë mendoj se kam vend ne Kombetare. Mirpo, kjo varet nga unë.  Nese shenoj gola dhe luaj mire ne Bundesliga 2 do ta detyroj FSHF-ne, qe te me marrë. Me erdhi keq qe nuk munda te shkoj ne ndeshjen Kosova-Halmstads BK. Pra, unë jam reprezentues i Kosoves. Nese, me fton Kombetarja do ishte edhe me mirë. Unë jam i gatëshem te vije.


Sami Baçaj

komente