Lëvizjet / Klodian Duro kalon tek Lask Linz
nga Albaniassocer   E martë, 24 Gusht 2010 00:40   Shtyp
duro-laskMesfushori i kombetares shqipetare Klodian Duro, me ne fund ka arritur te gjej nje ekip dhe e ka bere duke zgjedhur austriaket e Lask Linz. Lajmi behet i ditur nga klubi austriak. Trajneri i Lask-ut, Helmut Kraft eshte shprehur shume i kenaqur me kete blerje dhe ka deklaruar qe Duro do te na ndihmoj shume ne lojen tone me eksperiencen dhe fantazine e tij. Gjithashtu i kenaqur eshte shprehur edhe vete Duro kur ka thene se: "Lask Linz eshte nje ekip me tradita dhe prandaj vendosa te vija ketu. Shpresoj te bej me te miren qe ekipi te arrij ne majat e klasifikimit.Nga shoku im i kombetares, Hamdi Salihi kam pasur fjale te mira per kampionatin austriak dhe gjithashtu edhe nga bisedat qe kisha me drejtuesit dhe trajnerin pata sencacione pozitive dhe prandaj vendosa te vija ketu.Shpresoj qe te dielen te aktivizohem kunder Rapidit te mikut tim Salihi", perfundoi Klodiani prononcimin e tij te pare si lojtar i Lask.

Kel Naraçi
komente