Europa League/Nuhiu titullar dhe gole, Salihi asnje minute perballe Aston Viles
nga AlbaniaSoccer   E premte, 27 Gusht 2010 08:29   Shtyp

atdhe_nuhiu_gol_rapidNje perballje mjaft e veshtire ajo e Rapid-it, te Vjenes ne stadiumin “Vila Pak”, perball te te zoteve te shtepise te Aston Viles. Ndeshja e pare ne Austri kishte perfunduar me rezultatin e barabarte 1-1.

Vendasit kalojne qe ne minuten e 22-te, ne avantazh me ane te G. Agbonlahor. Nga ky moment gjithcka u duke e lehte per te zotet e shtepise, por fundi i lojes do te tregonte te kunderten. Pjesa e pare perfundon me fitoren minimale te Aston Viles 1-0.

Ne pjesen e dyte miqte kerkojne golin e barazimit dhe ate do ta arrijne vetem ne minuten e 52-te, me ane te shqiptarit te vetem qe luajti ne kete perballje Atdhe Nuhiut. Nje krosim nga krahu i djathte dhe shtatlarti i sulmit te Rapidit gjuan sakte duke mposhtur portierin Guzan.Goli i dyte per te ne perballjen me Aston Vilen pas golit te shenuar ne ndeshjen e pare ne Austri.

Ne minuten e 72-te, vendasit shperdorojne nje mundesi te mire per te kaluar ne avantazh, por Petrov nuk tregohet i sakte nga pika e bardhe e penalltise. Vetem pese minuta me vone sulmuesi i kombetares Angleze, Emil Heskey do te kaloj Aston Vilen ne avantazh 2-1.

Minutat 79-te, dhe 81-te, do te ishin fatale per vendasit pasi do te pesonin dy gola te shpejte c’ka i detyroi te largohen dhe nga kompeticioni i Europa League.

Sulmuesi i kombetares Shqipetare, shkodrani Hamdi Salihi nuk aktivizua per asnje minute ne kete ndeshje nga trajneri Peter Pacult.

Klevis Bejkolli

komente