Itali / Debuton Bogdani, shqiptaret titullare ne barazime!
nga AlbaniaSoccer   E diel, 29 Gusht 2010 07:34   Shtyp
bogdani_kievo_gol__518212477Serie A

Sulmuesi i kombetares se Shqiperise Erjon Bogdani ka debutuar si lojtar i Cesenes, ne takimin e pare te sezonit te ri Italian per Serie A. Skuadra e tij ka qene mysafire ne Rome dhe ka arritur te largohet nga Stadiumi Olimpic me nje pike. Barazimi pa gola nuk u prit mire nga tifozeria vendase e cila per nje moment, fale trazirave qe shkaktoi, gjyqtari kryesor pezulloi lojen per disa momente. Er-Bomber luajti si titullar gjate gjithe ndeshjes.

Serie B

Ne takimin Atalanta - Varese, per skuadren zikalter u aktivizua si titullar edhe mesfushori shqiptar Migjen Basha i cili nuk luajti te gjithe takimin. Ai u zevendesua ne minuten e 60-te nga Radovanovic. Basha ne minuten e 20-te u ndeshkua edhe me karton te verdhe per nje nderhyrrje te parregullt

Si titullar gjate gjithe ndeshjes luajti edhe sulmuesi tjeter shqiptar Edgar Cani, i cili ne ndeshjen Ascoli-Modena 1-1 nuk arriti te shenoj, ndonese rastet e krijuara prej tij ishin thuajse te panumerueshme.. Ne pjesen e dyte ai pati dy  momente te rrezikshme perpara portes kundershtare por pa rrezik.

Ne takimin AlbinoLeffe-Livorno 0-3, Mehmet Hetemaj u aktivizua disa minuta ne pjesen e dyte.


Kel Naraci


komente