Legjionaret/ Rapidi i Bukureshtit kerkon Ervin Skelen
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 04 Shtator 2010 21:31   Shtyp

ervin_skelaPas ndeshjes ne Piatra Neamt kunder Rumanise, mesfushori i kombetares shqipetare Ervin Skela ka marre nje oferte shume joshese nga Rapidi i Bukureshtit. Gazeta rumune “Sporturilor” shkruan se presidenti i Rapidit George Dinu kerkon te firmose sa me shpejt me fantazistin shqipetar, i cili edhe pa luajtur asnje ndeshje, tregoi disa veprime te bukura te premten ndaj Rumanise.
Skela aktualisht eshte pa skuader dhe po stervitet me ekipin gjerman te Shalke 04. Por, ai mund te lere pas shume vitesh Gjermanine, pasi oferta e bere nga kreu i Rapidit shkon deri ne 400 mije euro ne vit. Gjithsesi, mediat rumune shkruajne se per momentin gjithçka mbetet ne kuadrin e ofertes, pasi nuk ka ndonje zhvillim konkret.


Enea Shtrepi

komente