Austri / Dy gola shqiptar ne ndeshjen Altach-FC Admira
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 11 Shtator 2010 02:50   Shtyp
ball_goalNe turin e 10-te te Liges se Pare austriake u zhvillua nje ndeshje mjaft emocionuese me shume kartona dhe gola midis Altach dhe Admira. Per ekipin vendas te Altach, Orhan Ademi ne filloi ndeshjen nga stoli por hyri ne fushen e lojes ne minuten 26-te dhe ne te 40-ten arriti te shenonte golin e barazimit 2-2. Kurse per ekipin mik u aktivizua si titullar Benjamin Sulimani i cili shenoi golin e pare te ndeshjes ne minuten 14-te .Me pas ne minuten e 71-te Sulimani u zevendesua nga Sax. Me kete barazim Admira e Sulimanit arriti te mbante te distancuar 6 pike ekipin e Altach kur Admira renditet e para me 26 pike dhe Altach mban vendin e dyte me 20 pike.

Kel Naraci
komente