Legjionaret/ Bogdani shenon gol ne fitoren e Cezenes kunder Milanit
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 11 Shtator 2010 21:52   Shtyp

erion_bogdani_cezenaSulmuesi i kombetares shqipetare, Erion Bogdani ka realizuar golin e tij te pare sezonal ne ndeshjen e te shtunes ne mbremje qe Cezena zhvilloi kunder Milanit. Bogu ka gjetur rrjeten ne minuten e 32’ pas nje goditje me koke dhe ka zhbllokuar rezultatin. Per sulmuesin shqipetar, ky ka qene goli i pare ne kete start te Serise A italiane. Bogdani eshte bere serish protagonist duke dhene nje asis per shokun e skuadres Giaccherini qe ka realizuar golin e dyte ne minuten e 44’. Cezena ka fituar keshtu 2-0 kunder Milanit, duke marre nje trepikesh te vlefshem dhe merite te padiskutueshme ka patur edhe sulmuesi shqipetar Erion Bogdani.

Enea Shtrepi

komente