Seria B/Novara e Ujkanit fiton dhe kryeson
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 13 Shtator 2010 15:13   Shtyp

edgar_cani_askoli_Pescara-Atalanta 0-2

Mesfushori Migjen Basha nuk eshte aktivizuar per asnje minute ne perballjen me Pescaren. Atalanta ka mundur ta kaloje me sukses kete trasferte fale dy golave te shenuar nga Manfredini dhe Tiribocchi ne pjesen e dyte. Bergamasket renditen ne vendin e trete me tete pike.

Albinoleffe-Varese 3-1

Mehmet Hetemaj aktivizohet ne minuten e 36-te, ne vend te Martinez. Albinolefe renditet ne vendin e 16-te, me kater pike.

Novara-Grosseto 2-1

Portieri kombetares Shqipetare, Samir Ujkani eshte aktivizuar gjate gjithe lojes ne perballjen me Grosseton. Vitiello ka kaluar ne avantazh miqte qe ne minuten e 12-te, duke mposhtur Ujkanin, por kjo do ishte hera e vetme qe lojtaret e Grossetos do te benin dicka te tille pasi qe nga ky moment portieri shqiptar do te ishte i pakalueshem. Shala ka qendruar gjate gjithe lojes ne stole. Novara gjendet ne vendin e pare ne kuoten e 10-pikeve.

Crotone-Modena

Sulmuesi shqipetar Edgar  Cani pritet te jete titullar ne ndeshjen e sotme ne mbremje.

Kel Naraci

komente