Suedi / Agon Mehmeti "shenon", "zverdhet" dhe "skuqet"!
nga AlbaniaSoccer   E martë, 14 Shtator 2010 04:06   Shtyp
agron_mehmetiSulmuesi nga Kosova Agon Mehmeti i cili luan me Malmo ne Allsvenkan te Suedise ne takimin e fundjaves ndaj Advidaberg qe ka perfunduar 3-3 ka arritur te shenoje golin e tij te 9-te ne kete sezon ne minuten e 13-te, ndeshkohet me karton te verdhe ne minuten e 49-te dhe nxirret jashte me karton te kuq ne minutat e fundit shtese. Malmo barazoi dhe ruan kryesimin me pike te barabarta me Helsinbourg. Te dyja skuadrat kane 49 pike pas 22 javesh dhe diten e merkure do te takohen ne takimin direkt midis tyre, ku Malmo qe do te luaje si pritese do te kete ne dispozicion vetem Kosovarin Dardan Rexhepi dhe Heilsbourg do te kete ne formacion mesfushorin Kosovar me pashaporte Norvegjeze Ardian Gashi i cili perseri luajti gjate gjithe takimit si titullar ne fitoren 3-1 te skuadres se tij ndaj Gefle. Ky do te jete nje takim shume i rendesishem per te dyja skuadrat duke patur parasysh se po luhen javet e fundit te sezonit.

Kel Naraci
komente