DFB Pokal / Asiston Shefki Kuqi, eliminohet Berisha
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 23 Shtator 2009 00:59   Shtyp
dfb_pokal_Tus Koblenz ka kaluar ne turin tjeter te Kupes se Gjermanise, pasi ka eliminuar mbas perfundimit te kohes shtese Energie Cottbus. Shefki Kuqi i cili u aktivizua si titullar dhe kapiten i skuadres ishte lojtari me i mire per Tus Koblenz, ndonese nuk arriti te realizonte asnje gol. Ai ne minuten e 14-te ishte inisiatori i golit te shenuar nga Stieber, qe barazoi rezultatin provizorisht. Shqiperon Skeraj u aktivizua si titullar gjate gjithe ndeshjes, nderkohe se Almir Murati zevendesoi shenuesin e golit te pare Stieber ne minuten e 77-te dhe perfundoi 120 minutat per Tus qe arriti te shenoje 2 here ne kohen shtese per te regjistruar fitoren 4-2

Besart Berisha gjithashtu u aktivizua 120 minuta per skuadren e tij Arminia Belefield qe u mund 4-2 pas kohes shtese nga Eintracht Trier. Arminia pas kesaj humbje eliminohet nga Kupa e Gjermanise.

Nga Kupa u eliminua edhe VFL Bochum dhe Nuremberg, respektivisht skuadra e Mergim Mavraj dhe Albert Bunjakut. Bochum u mund 0-3 ne fushen e vet nga Schalke 04. Mavraj u aktivizua si titullar gjate gjithe takimit, kurse Nuremberg u mund nga Hoffenheim 0-1 ne fushen e vet

Genti Mebelli
komente