Admir Mehmedi: Dua te shenoj ndaj Lituanise
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 23 Shtator 2009 01:24   Shtyp
admir_mehmedi_

19 vjecari qe luan ne Zvicer me FC Zurih, diten e merkure
do te perfaqesoje U-19 te Zvicres ne ndeshjen ndaj
Lituanise.
 




I talentuari nga Maqedonia nuk është i vetmi shqiptar
që luan me FCZ. Aty ështe patrioti tij gjithashtu sulmues,
19 vjeçari Adrian Nikçi. Të dy janë e ardhmja e klubit
FC Zürich por edhe të Kombëtareve- moshë të Zvicres.

 

Të Shtunën e kaluar në 1/32-et të Kupes Zvicërane,
shqiptari shënoi gjithsej 3 gola dhe ofroi 2 asiste per
klubin e tij kunder FC Witikon (D4).






Nuk mungoi as dygoleshi i Adrian Nikçi-t i cili e
mbylli rezultatin e thellë 0-10!  
Mehmedi dhe Nikçi u aktivizuan që nga minuta e parë dhe luajten 90 minuta të dy. 

 

Trajneri Bernard Challandes I dha shans të mirë Admirit duke e titullarizuar per herë të parë
ketë sezon dhe ky i fundit ia ktheu në menyrën e deshiruar e të bukur.

 

"Trajneri më dha shansin dhe une shënova 3 gola dhe dhashë 2 asistë”, tha per
Albaniasoccer.com sulmuesi shqiptar nga Maqedonia. « Tani më duhet të vazhdoj kështu dhe
të tregoj rezultat që të aktivizohem më shumë në të ardhmen. Neser (merkure) kemi ndeshje
në Lituani me U-19 të Zvicres ku mendoj të shënoj perseri", perfundoi Mehmedi prononcimin
e tij. 

 

Neser në mbrëmje në orën 20:15 do të luhen ndeshjet e ditës 10-të të kampionatit Zvicëran
Axpo Super League.  Ndeshja kryesore do të jetë YB Bern - FC Zürich, ku pritet një aktivizim të
shqiptarit Adrian Nikçi.

 

Letër njoftimi: 

Emri : Admir

Mbiemri: Mehmedi

Datëlindja: 16.03.1991

Vendlindja: Gostivar, Maqedoni

Karriera: FC Winterthur, AC Bellinzona Klubi aktual: FC Zürich

Kombëtarja: U19 Zvicër

 

 

Elbasan Asanaj

komente