Austri/ Salihi dhe Duro titullar
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 18 Tetor 2010 08:03   Shtyp

klodian__duroRapid Vienna - FC Wacker Tirol 1-1

Sulmuesi i kombetares Shqipetare Hamdi Salihi e ka filluar ndeshjen nga minuta e pare per ekipin e tij te SK Rapid. Ne minuten e 29-te, ekipi i tij mbetet me dhjete lojtar pasi Kavlak merr kartonin e dyte te verdhe. Shkodrani zevendesohet ne minuten e 75-te, nga nje tjeter shqiptar, Atdhe Nuhiu. Golin e barazimit per Rapidin e Vienes e shenoi  Hofmann ne minuten e 58-te.

LASK Linz - Wiener Neustadt 2-1

Elbasanasi Klodian Duro eshte aktivizuar deri ne minuten e 65-te, ne perballjen me Wiener Neustadt. Ai u zevendesua nga Metz. Ekipi i tij Lask ka mundur te dal fitues ne perfundim te 90-minutave. Vendasit e pane veten ne disavantazh qe ne minuten e 9-te, por ne pjesen e dyte do te permbysnin gjithçka me golin e D.Sobkova dhe autogolin e Ramsebner.

Kel Naraçi

komente