Seria A / Aktivizim i plote i lojtareve shqiptare
nga AlbaniaSoccer   E martë, 19 Tetor 2010 01:28   Shtyp
erion_bogdani_cezenaGjate fundjaves ne Seria A, i vetmi qe nuk u aktivizua asnje minute ishte Almen Abdi i Udinezes. Ne takimin qe miqte e fituan 1-0 me Breshian u aktivizua per 89-minuta Perparim Hetemaj. Mesfushori Kosovar u zevendesua pak para fundit nga Budel. Ne minuten e 37-te, ai mori nje karton te verdhe.

Ne Cezena ndeshja midis vendasve dhe Parmes perfundoi ne barazim 1-1 dhe golin e bardhezive e shenoj Erjon Bogdani ne minuten e 17-te.Bomberi shqipetar u zevendesua ne minuten e 74-te nga Ighalo. Per verdheblute nga Parma u aktivizua mesfushori shqipetar, Blerim Xhemaili. Ai u ndeshkua me karton te verdhe ne minuten e 57-te, dhe u zevendesua nga Angelo ne minuten e 80-te.

Ne fitoren bindese te Palermos kunder Bolognes 4-1, pati pak minuta edhe per Pajtim Kasamin. Mesfushori hyri ne loje ne minuten e 84-te, ne vend te Pastores.

Kel Naraci
komente