Gheorge Hagi trajneri i ri i Gallatasarait dhe Canes
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 21 Tetor 2010 17:36   Shtyp

lorik__canaj_gallatasarajVetem nje dite pas shkeputjes se marreveshjes mes Gallatasarait dhe hollandezit Frank Rijkaard eshte mesuar emri i pasuesit te tij.

Lorik Cana do ta kete si trajner ish-futbollistin dhe kapitenin e përfaqësueses rumune, Gheorge Hagi, sajti zyrtar i klubit turk beri sot kete njoftim ku nder tjera shkruhej dhe se kontrata me trajnerin e ri do te neshkruhet neser (te premten).

Kjo do jetë hera e dytë e ish-lojtarit të Real Madridit dhe Barcelonës si trajner i Galatasarayt, pas eksperiencës që pati në sezonin 2004-2005.

Kapiteni i Kombetares sone Cana nuk ka pasur besimin e plotë të hollandezit Rijkaard dhe këtë edicion ka pasur vetëm pesë paraqitje në Superligën e Turqisë.

Gheorge Hagi eshte rumun, vend te cilin e kemi ne grup per kampionatin Europian 2012.

Dardadanoz Zhilivoda

komente