Legjionaret/ Salihi e Vangjeli titullar ne Europa League
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 04 Nentor 2010 13:48   Shtyp

hamdi_salihi_rapidHamdi Salihi dhe Kristi Vangjeli, dy futbollistet e kombetares shqipetare te futbollit, do te ndezin motoret per te zbritur sot ne fushe ne ndeshjet e katerta ne grupet perkatese te skuadres se tyre, te vlefshme per Europa League. Sikurse kane bere te ditur dje mediat gjermane, sulmuesi shkodran i Rapidit te Vjenes me ne fund ka mundur te fitoje duelin me kosovarin Atdhe Nuhiu per nje vend ne sulmin e skuadres se njohur austriake, gjithnje nese kjo e fundit do te luaje vetem me nje sulmues te mirefillte ne sfiden e sotme ne “Ernst-Happel Stadion” kunder CSKAS-se se Sofjes. Por eshte alternative e mundshme qe trajneri Peter Pakult te aplikoje nje skeme me dy sulmues. Kjo do te bente qe Nuhiu te zbrese ne fushe perkrah Salihit. Rapidi i Vjenes eshte pjese e Grupit L. Bashke me austriaket ne kete grup bejne pjese edhe portugezet e Portos, turqit e Beshiktashit dhe bullgaret e CSKA-se se Sofjes. Klasifikimin e kryeson Porto me 9 pike, ndjekin Beshiktashi me 6, Rapidi i Vjenes me 3 dhe CSKA me zero pike. Nderkohe qe mbrojtesi shqipetar i Arisit te Selanikut, Kristi Vangjeli, do te jete po ashtu titullar i skuadres se tij ne sfiden e sotme ne stadiumin “Bay Arena”, ku do te kryqezoje armet perballe Bajer Leverkusenit. Futbollisti i kombetares ka qene nje nga me te miret ne fushe qe skuadra greke luajti ne shtepi po ndaj gjermaneve dhe kjo beri qe ai te fitoje bluzen e titullarit te padiskutueshem per ne kthim. Klasifikimi i Grupit B kryesohet nga Leverkuseni (5 pike), Aris Selanik (4), Atletiko Madridi (4) dhe Rosenborg (3).

Enea Shtrepi

komente