“Kupa e Mbretit” bashkon Kosoven me Shqiperine
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 24 Nentor 2010 00:28   Shtyp

zoguShqiperia dhe Kosova do te jene me afer pas nje viti. Nje turne futbollistik pritet te organizohet mes dy vendeve. Princ Leka i II eshte bere iniciator per te formuar “Kupen e Mbretit”. Kohet e fundit ne dy vendet eshte diskutuar mundesia per te bashkuar ne nje, dy kampionatet te Shqiperise dhe Kosoves per nderkombetaret nuk do ta lejonin kurre kete. Nje tjeter ide ka lindur se fundmi. Federata Shqipetare e Futbollit dhe Federata Kosovare kane dhene aprovimin per te formuar kete Kupe qe do te afroje me shume shqipetaret qe jetojne ne dy shtete te ndryshme.

Ne Kupen e Mbretit do te marrin pjese gjashte skuadra. Skuadrat kampione dhe nenkampione te dy vendeve dhe fitueset e kupave do te luajne mes njera tjetres. Kjo kupe pritet te zhvillohet ne muajin maj. Per ta bere me te rendesishme Pric Leka i II ka menduar te vendose shperblime per fituesen dhe finalisten. Kush do te marre kete kupe do te fitoje 50 mije euro ndersa finalistja 20 mije euro. Golashenuesi me i mire do te marre medalje dhe nje shume te madhe parash. Ndeshjet mes skuadrave shqipetare dhe kosovare do te zhvillohen me sistem eleminimi vajtje ardhje. Princ Leka i II ka folur per mediat kosovare ne ditet e fundit dhe formimi i kesaj kupe pritet te behet zyrtar brenda nje afati te shkurter kohor.

Pirro Nika

komente