Legjionaret/ Salihi-Nuhiu dyshja qe po cmend Austrine
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 08 Dhjetor 2010 22:59   Shtyp

Salihi-Nuhiu_1Hamdi Salihi dhe Atdhe Nuhiu jane dy shqipetaret qe luajne per Rapidin e Vjenes dhe jane kthyer ne lojtaret me te kerkuar ne kete kampionat. Te dy se bashku kane shenuar 11 gola, Salihi 9 dhe Nuhiu 2 ne te gjitha kompeticionet. Shkodrani eshte i pari ne listen e golashenuesve te skuadres vjeneze,  ndersa Nuhiu eshte nje lojtar qe preferohet shume nga trajneri Pakult. Shkodrani luan sezonin e dyte me Rapidin ndersa kosovari u transferua ne vere nga Riedi per te luajtur me Salihin. Shume skuadra nga Austria dhe Europa i kane vene syrin dy shqipetareve por Rapidi i Vjenes nuk ka ndermend te heqe dore nga keto dy talente. Ndryshimi vetem mes ketyre dy lojtareve qe jane miq me njeri tjetrin jane kombetaret ku luajne. Salihi luan per Shqiperine ndersa Nuhiu ka vendosur te luaj per Austrine.

Pirro Nika

komente