Legjionaret/ Salihi ka enderr nje gol kunder Beshiktash
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 15 Dhjetor 2010 00:20   Shtyp
hamdi_salihi_rapidRapidi i Vjenes do te luaj neser kunder Beshiktashit ne Turqi. Kjo eshte ndeshja e fundit ne Europa League per kete vit pasi skuadra e Salihit ka siguruar eleminimin. Sulmuesi shkodran po kalon nje forme te shkelqyer keto kohe dhe ai ne mediat austriake ka treguar se ka enderr te shenoje kunder Beshiktashit. “Po kaloj nje forme te mire dhe duhet ta shfrytezoj kete. Kam enderr te shenoj nje gol kunder Beshiktashit dhe shpresoj qe fati te jete me mua neser”, ka thene Salihi. Rapidi i Vjenes nuk ka pretendime ne ndeshjen me Beshiktashin ndersa turqit jane te kualifikuar per me tej ne Europa League.

Enea Shtrepi
komente