Legjionaret/ Kelni dhe Frajburgu interesohen per Vangjelin
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 15 Dhjetor 2010 18:34   Shtyp

kristi_vangjeli_para_maltes1_577037682Futbollisti shqipetar qe luan te Arisi eshte vene ne shenjestren e dy ekipeve gjermane. Kristi Vangjeli mund te transferohet ne Bundeslige shume shpejt. Disa menaxhere te Frajburgut dhe Kelnit do te ndjekin neser ndeshjen e Arisit kunder Rosenborgut per te pare nga afer futbollistin e kombetares shqipetare. Vangjeli kete vit ka fituar nje vend ne formacionin me te mire te skuadres nga selaniku dhe ka bere paraqitje te shkelqyera ne Europa League. Kjo ka bere qe te bie ne syrin e shume menaxhereve dhe te vihet ne qender te merkatos qe ne janar. Mediat greke kane lajmeruar se Vangjeli do te largohet drejt Gjermanise, por akoma nuk ka asgje konkrete per kete piste.

Pirro Nika

komente