Memelli shenon triplete ne Arabi
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 16 Dhjetor 2010 23:17   Shtyp
migen_memelli__al_faysalyMigen Memelli ka shenuar nje triplete sot me Al Faisalyn ne kampionatin arab. Sulmuesi shqipetar ka shenuar tre gola dhe i ka dhene barazimin skuadres se tij ne ndeshjen me Al Ittihad Jeddah. Ish sulmuesi Flamurtarit, Tiranes dhe shume skuadrave te tjera shqipetare kete vit luan ne Premier Ligen arabe dhe ka shenuar gjithsej 9 gola. Sot Memelli ka shenuar nje gol me gjuajtje elegante brenda zones ne minuten e 27’, nje tjeter ne minuten e 67’ dhe minuten e 81’ ka barazuar rezultatin me penallti. Megjithe formen e mire qe sulmuesi po tregon trajneri i kombetares Josip Kuzhe e injoron Memellin dhe nuk e ka ftuar akoma ne kombetare.

Pirro Nika
komente