Azerbajxhan / Dygolesh i Beqirit, Kazar ne krye
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 18 Dhjetor 2010 17:06   Shtyp
Elvin_BeqiriMbrojtesi shqiptar i Kazar ka shenuar dy gola ne fitoren 2-0 te skuadres se tij jashte fushe me Moik. Beqiri ka luajtur gjate gjithe takimit si titullar dhe ka shenuar golin e pare ne minuten e 26-te dhe ka dyfishuar ne minuten e 39-te. Nefti kishte fituar 4-0 dje dhe me kete fitore, Kazar rikap vendin e pare me protagonist mbrojtesin shqiptar. Dygoleshi vjen edhe ne nje moment te shkelqyer per Beqirin i cili feston lindjen e djalit me kete sukses, qe padyshim eshte menyra me e mire e festimit.

Kel Naraci
komente