Zvicer/ Bajerni Mynihut kerkon Xherdan Shaqirin
nga AlbaniaSoccer   E martë, 21 Dhjetor 2010 23:32   Shtyp
XHerdan_SHAQIRIBajneri i Mynihut prej disa ditesh ka rritur interesimin per kosovarin e Baselit Xherdan Shaqiri. 19-vjecari qe ka mahnitur Zvicren mund te luaj shume shpejt ne Bundesligen gjermane. Drejtori sportiv i Bayern Munihut, Chirstian Nerlinger eshte duke zhvilluar bisedime me anesorin kosovar te Baselit, Xherdan Shaqiri- njofton sport.ch. Ndersa drejtori sportiv i Baselit ne te njejten faqe ne internet ka bere  e ditur se ky transferim mund te realizohet se shpejti dhe se bisedimet kane ecur. Vete Shaqiri nuk ka fshehur deshiren per te luajtur me Bajernin dhe eshte shprehur se e ka enderr kete. Xherdan Shaqiri eshte 19-vjec dhe luan si mesfushor i djathte qe luan dhe ne sulm. Kosovari ka luajtur me kombetaret e moshave te Zvicres dhe me ekipin e pare ka luajtur kete vit per 7 ndeshje dhe ka shenuar 1 gol. Vec Bajernit, 19-vjecarin e kerkojne ne Zvicer disa skuadra te tjera.

Pirro Nika
komente