Austri/ Salihi ne top 11 lojtaret me te mire
nga AlbaniaSoccer   E premte, 24 Dhjetor 2010 22:47   Shtyp
hamdi_salihi_rapidHamdi Salihi vazhdon te perfaqesoje me dinjitet e te beje krenar te gjithe shqiptaret. Sulmuesi shkodran ose Gert Myleri shqiptar sic e therrasin, me 10 golat e shenuar qe nga fillimi i ketij kampionati ka fituar nje vend ne top 11 lojtaret me te mire ne kampionatin austriak. Salihi ka shenuar me shume se kushdo tjeter ne skuadren e tij dhe ne klasifikimin e pergjithshem te golashenuesve eshte i dyti, tre me pak se sulmuesi Roman Knieast i Shturmit të Gracit me 13 gola.
Kjo perzgjedhje eshte bere nga votuesit austriak ne nje nga faqet prestigjoze sportive ne internet Sport10.at. Salihi eshte vene ne qender vemendjes dhe disa skuadra austriake, gjermane dhe franceze kerkojne ta marrin ne janar ne skuader. Rapidi i Vjenes nuk ka ndermend ta leshoje shqipetarin qe tani e konsideron te pashitshem.

Pirro Nika
komente