Liridon dhe Armend Makolli: Duam te luajme per Shqiperine
nga AlbaniaSoccer   E martë, 28 Dhjetor 2010 08:38   Shtyp

liridon_makolliDy vellezerit e talentuar shqiptare, Liridon dhe Armend Makolli kane shprehur gatishmerine e tyre per te luajtur me Kombetare e Shqiperise. Liridoni, i cili me
6-Qershor 2007 u shpall futbollisti me i mire ne turneun prestigjoz te “La Magna-s” ne Murcia te Spanjes eshte 20-vjec, luan me ekipin Vasalunds IF , ndersa Armendi 21-vjec luan me skuadren e BKV Nortälje ne Suedi.

“Djemte e mi jane te gatshem te luajne me Kombetaren e Shqiperise. Ne jemi shqiptare, jemi vellezer dhe jemi nje komb”, tha babi Ramadan Makolli.


Nderkohe, tashme qe ka afruar merkato e muajit Janar shume klube Europiane jane vene ne ndjekje te dy talenteve.

“Liridoni ka oferta serioze nga disa skuadra holandeze. Ne jemi lidhur me agjentin Soran Lerby, i cili menaxhon Shnajderin e Interit dhe na ka thene se Liridonit do ti gjej ekip ne Holande, ndersa per Armendin kane shfaqur interes disa ekipe te njohura finlandeze”, perundoi prononcimin e tij, Ramadan Makolli.

Dardanoz Zhilivoda

komente