Levizjet/ Valonis Kadrija firmos per ekipin SpVgg Unterhaching
nga AlbaniaSoccer   E premte, 07 Janar 2011 10:03   Shtyp

valonis_kadrijaSulmuesi shqiptare, Valonis Kadrijaj ka nënshkruar kontratën e parë e tij si profesioniste. Talenti 18-vjeçare tani zyrtarisht do luaj me ekipin e parë të SpVgg Unterhaching. Klubi i tij njoftoi diten e marte se kontrata e Kadrijajt shkon deri në verën e 2012. Trajneri i Unterhaching, Klaus Augenthaler, i cili eshte nje figure e mirenjohur ne futbollit gjerman, insistoi qe talenti shqiptare te bashkohet me ekipin e pare pas paraqitjeve te shkelqyera te gjakovarit ne ligen e te rinjve, ku ne 10-ndeshje realizoi 13-gola.

Qe ne seancat e para stervitore si profesionist, shtatlarti shqiptar (1,96cm i gjate) bindi trajnerin qe vetem pak dite nga nenshkrimi i kontrates profesionale te bej debutimin e tij te pare si lojtar profesionist ne javen e 18-te kampionatit te Bundesliga 3. Konkretisht, 18-vjecari u aktivizua ne minuten e 78-te ndeshjes kunder SV Sandhausen e cila perfundoj me rezultatin 1:1.


Ekspertet e futbollit gjerman mendojne se nese talenti shqiptar do te vazhdoj me kete ritem, atehere shume shpejt ai do behet nje emer i njohur ne futboll gjerman, prandaj shefi i Zyres se Talenteve, Redi Jupi duhet ta kontaktoj sa me pare me kete djalosh pasi nese neser ai mund te transferohet ne ndonje klub elitar dhe mund te jete shume vone per Shqiperine.

(Ne foto talenti Valonis Kadrija dhe trajneri Klaus Augenthaler, gjate nje seance stervitore)

Dardanoz Zhilivoda

komente