Besart Halimi, e ardhmja e Nurnbergut!
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 15 Janar 2011 10:55   Shtyp

besart halimiMesfushori Besart Halimi eshte nje tjeter talent shqiptare qe eshte duke përparuar cdo dite. Djaloshi 16-vjecari, i cili aktivizohet ne Gjermani me ekipin U-17 ne Nurnbergut ka shenuar kater gola gola kete sezon, duke u rendituar si golashenuesi i dyte me i mire i ekipit te tij.

Halimi tregon se me futbollin ka filluar te merret qe ne moshe te vogel, ndersa idhulli i tij eshte Faton Toska.

“ Une kam filluar te luaj futboll qe ne moshen 5 vjecare. Fillimisht kam luajtur me ekipin Eintracht Frankfurt, ndersa ne vitin 2009 jam tranferuar tek FC Nürnberg”.

“Mua me pelqen shume Faton Toska, sepse e kam pare shume here duke luajtur dhe e duket lojtare shume i mire”.

Nderkohe, deshira me e madhe e Besartit eshte qe te vesh fanellen e Kombetares kuq e zi.

“Po, une kam shume deshir qe nje dite te luaj me Kombetaren e Shqiperise”, tha Besart Halimi, per Albaniasoccer.com.

Dardanoz Zhilivoda

komente