Ilir Memeti, talenti shqiptarë në Danimarkë
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 22 Janar 2011 08:54   Shtyp

ilir_memetiMesfushori Ilir Mehmeti, aktualisht futbollist i klubit B93 të Kopenhagenit ne Danimarke, ndonse nuk i ka mbushur ende 18-vjeç, kërkohet nga klubet me të mëdha
daneze, por edhe holandeze, të cilat tani ja kane vene syrin shqiptarit per ta angazhuar ne radhet e veta, por ai thote se objektivi i jetes se tij eshte fanella e kombetares kuq e zi dhe per kete ka hyre kontakte me federaten shqiptare te futbollit. Pyetjes se pse deshiron te luaj per Shqipërine, Iliri i pegjigjet:

“Une jam krenar qe qe jam shqiptarë, prandaj fanellen e kombetares kuq e zi e kam ne zemer. Jam shqiptare dhe per mua eshte tradhti te mos luaj per kombetaren", deklaroi mesfushori defensiv.

“Punoj çdo dite qe te behem pjese e ndonje prej klubeve me te medha ne Angli, France ose ne Spanje, ndersa idhulli im edhet Lorik Cana”, tha ne pronocimin e tij talenti, Ilir Memeti.

Dardanoz Zhilivoda

komente