Pse nuk ftohet Ylli Sallahi ne Kombetaren e Shqipërisë ?
nga AlbaniaSoccer   E diel, 23 Janar 2011 14:45   Shtyp

ylli_sallahiMesfushori Ylli Sallahi është një tjetër talent shqiptarë qe meriton vëmendje. 16 vjecari, i cili eshte formuar si lojtarë në Austri tek Akademia e Kapfenbergut nënshkroi para disa ditësh nje kontratë me gjigandët e Bajernit të Mynihut. Megjithatë, përpos talentiti te padiskutueshëm te ketij djaloshi, të vjen keq që askush nga drejtuesit e futbollit tone nuk intëresohet qe kë ky “Yll” i ardhshëm i futbollit europian të ingranohet ne Kombëtaren U-17 ose U-19 të Shqipërise.

Ndërkohë, burime te sigurta kanë konfirmuar se trajneri i përfaqësueses U-17 të Austrisë, Thomas Janeschitz do t’a ftoj shume shpejt Sallahin në këtë Kombëtare.

Ndaj, shprehja qe vlen me shume ne raste te tilla eshte: Duhet te reagojme sa me shpejt, pasi neser mund te jete shume vone!

Dardanoz Zhilivoda

komente