Legjionaret/ Salihi i jep fitoren Rapidit ne miqesore
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 24 Janar 2011 00:06   Shtyp

hamdi_salihi_rapidHamdi Salihi ka shenuar serish dhe kete rradhe i ka dhene fitoren Rapidit te Vjenes ne miqesoren e zhvilluar sot me Spartakun. Bomberi shkodran nuk ka luajtur ne pjesen e pare dhe i futur ne fushe vetem ne 45-minutat e dyta ka arritur te zhbllokoje rezultatin. Salihi po kalon nje super forme kete sezon dhe jo vetem ne kampionat por gjithashtu edhe gjate fazes pergatitore qe po zhvillon Rapidi ai po shenon rregullisht dhe eshte kthyer ne nje nga shtyllat kryesore te skuadres ne sulm. Ne rastin e golit te shenuar sot ka qene shqipetari tjeter Atdhe Nuhiu qe me koke i ka dhene nje asis Salihit qe para portes nuk ka faluar. Rapidi ka fituar me rezultatin 1-0 miqesoren me Spartakun.

Pirro Nika

komente