Legjionaret / Lorik Cana neglizhon ofertat
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 09 Shkurt 2011 07:14   Shtyp
lorik__canaj_gallatasarajAgim Cana babai dhe njekohesisht menaxheri i futbollistit te kombetares kuqezi Lorik Cana, zbuloi se gjate periudhes se merkatos dimerore, ne drejtim të mesfushorit te Gallatasarajit erdhen oferta nga Lacio, Aston Vila, Boltoni dhe Fulhemi, ku nga keto Cana nuk pranoi asnje dhe kerkoi vetem qendrimin e tij ne Turqi.
Agim Canaj shprehet ne menyre te tille per djalin e tij ne mediat vendase dhe ato te huaja:
“Lacio, Aston Vila, Boltoni dhe Fulhemi bene oferta per Lorikun nga ku une takova personalisht ne Paris trajnerin e Aston Viles, i cili kerkonte me cdo kusht per ta rikthyer ne pozicionin e tij Lorikun, por ai rezfuzoi rikthimin e sigurt te tij ne Premier Lige”, u shpreh menaxheri i 27-vjeçarit. Me pas ai vijoi: “Lacio kontaktoi direkt me drejtorin sportiv të Gallatasarajit dhe ofroi më tepër nga të gjithë: 4.5 milionë euro. Oferta ishte e mirë dhe vështirë se klubi turk do të refuzonte. Por lojtari nuk pranoi të largohet në janar dhe si unë, ashtu edhe Gallatasaraji respektuam vendimin e tij”.

Besi Donati
komente