Ravena-Lacio / Sot miqësorja në kujtim të Brian Filipit
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 07 Tetor 2009 15:17   Shtyp

brian_filipi_aksionSot në mbrëmje në orën 20.45’ në stadiumin “Benelli” do të luhet ndeshja miqësore Ravena-Lacio, në kujtim të futbollistit Shqiptar, Brian Filipi, i cili humbi jetën tragjikisht para ca kohësh nga një aksident automobilistik. Të pranishëm në këtë ndeshje do të jenë dhe prindërit dhe motra e të ndierit Brian. Të gjithë drejtuesit janë shprehurë një zëi se :  “Do të jetë një ndeshje speciale për të nderuar Brianin”.

Familja e të ndierit Brian Filipi ka qenë e ftuar sot në mëngjes në Canale 5. Kanali prestigjioz i kompanis Mediaset i ka dedikuar Filipit një emision special . Të ftuar kanë qenë dhe lojtar të Ravenës si dhe trajneri skuadrës. Motra, Serena mbante në duar fanellën e të vëllait. Prindërit nuk mumd të flisnin shumë nga dhimbja sidomos mamaja Ela.

Kel Naraci

komente