Legjionaret/ Dopiete e Salihit, fiton Rapidi
nga AlbaniaSoccer   E diel, 06 Mars 2011 22:19   Shtyp

hamdi_salihi_rapidRapidi i Vjenes eshte kthyer te fitorja dhe kjo ka ardhur e gjitha fale kembeve te bomberit shqipetar Hamdi Salihi. Shkodrani eshte rikthyer si titullar pas shume ndeshjesh dhe ka shenuar nje dopiete duke i dhene fitoren skuadres vjeneze. Nje gol ne minuten e 15-te dhe nje tjeter ne minuten e pare te pjeses se dyte kane firmosur fitoren e Rapidit te Vjenes.  Salihi i ka shenuar dy gola ish skuadres se tij Riedit, ekipi i pare me te cilin ka luajtur ne kampionatin austriak.

Me keto dy gola bomberi shkodran ka arritur ne kuoten e 12 golave duke u renditur i treti ne listen e golashenuesve.

Pirro Nika

komente