Legjionaret/ Derbi shqiptar ne Austri perfundon ne barazim
nga AlbaniaSoccer   E diel, 20 Mars 2011 01:50   Shtyp

klodian_duro_laskRapid Vjene dhe Lask Linze ka perfunduar ne barazim. Hamdi Salihi dhe Klodian Duro kane qene kundershtar me njeri tjetrin dhe te dy e kane filluar ndeshjen qe nga minuta e pare. Edhe pse thuajse e dominoi gjithe takimin, Rapid Vjene nuk e gjeti dot golin, pavaresisht se trajneri Peter Pacult aktivizoi si sulmues te trete edhe Atdhe Nuhiun. Lask Linze mbeti me 10-te lojtare ne fushen e lojes kur Klodian Duro mori kartonin e dyte te verdhe ne minuten e 62-te duke u ndeshkuar me te kuq. Te dy shqipetaret kane luajtur mire, por Salihi ska mundur te shenoje edhe pse i ka shkuar prane golit ne disa raste. Rapid Vjene ka humbur nje mundesi te mire per tu afruar me kryesueset duke bere bllofin ne shtepi dhe barazuar me skuadren e vendit te fundit.

Pirro Nika

 

komente