Ne fokus/ Lorik Cana firmos peticionin kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare
nga AlbaniaSoccer   E premte, 25 Mars 2011 16:14   Shtyp

lorik_cana_kuqeziFutbollisti i kombetares Shqipetare dhe i Gallatasarait Lorik Cana ka firmosur sot peticionin kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.

Loriku eshte takuar me nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, mesfushori i kuqezinjve eshte shprehur se :

“Jam kundër regjistrimit mbi këto baza. Une do te mbështesë kauzën e mbrojtjes së identitetit të shqiptarëve, pasi kombësia është vlerë dhe trashëgimi e miliona shqiptarëve dhe kurresi nuk mund të shitet e falet”, perfundoi deklaraten e tij Lorik Cana.

Klevis Bejkolli

komente