Zvicer/ Armando Sadiku dopiete ne fitoren e Locarnos
nga AlbaniaSoccer   E diel, 10 Prill 2011 21:40   Shtyp

armando_sadikuIsh sulmuesi i Elbasanit dhe Bylisit ka gjetur golat e pare ne kampionatin zvicerian dhe ka realizuar dje nje dopiete te rendesishme ne fitoren e skuadres se tij. Locarno ka fituar me rezultatin e pergjithshem 3-0 kunder skuadres se Kriensit dhe dy prej golave i ka shenuar Armando Sadiku. Sulmuesi 19-vjecar u largua nga verdheblute ne janar kur dhe u denua me dy vite pezullim pas disa incidenteve me gjyqtarin ne ndeshjen e fundit te vitit te kaluar. Apeli e fali Sadikun qe tani ka filluar nje aventure qe duket e sukseshme ne kampionatin zvicerian. Sadiku ka shenuar golin e dyte dhe te trete ne minutat 32 dhe 90-te. Skuadra e Locarnos gjendet ne pozita te veshtira sepse renditet e parafundit me 18 pike ne kategorine e dyte te Zvicres.

Pirro Nika

komente