Legjionaret/ Dopiete e Salihit ne fitoren e Rapidit
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 23 Prill 2011 22:20   Shtyp
hamdi_salihi_rapidNese behet fjale per golin Salihi do te vere firmen e tij i pari. Bomberi shkodran ka realizuar nje dopiete ne fitoren qe Rapidi i Vjenes ka marre sot ne shtepi kunder Wiener Neustad me rezultatin 4-1. Salihi zhbllokoi rezultatin ne minuten e 31’ ndersa te dytin e shenoi nga pika e penalltise ne minuten e 68’. Bomberi i kombetares shqipetare beri nje super ndeshje dhe u largua nga fusha ne minuten e 78-te kur rezultati ishte 3-1. Ne vend te Salihit u fut ne fushe shqipetari tjeter qe luan te Rapidi Atdhe Nuhiu. Dy golat qe shenoi sot i kane dhene shkodranit vendin e pare ne listen e golashenuesve ne Bundesligen austriake. Salihi ka arritur ne 17 gola nje me shume se Kienast qe ka 16 te shenuar. Bomberi yne ka realizuar kete vit 23 gola gjithsej. 17 ne kampionat, 5 ne Kupen e Austrise dhe nje ne Europa Lige.

Pirro Nika
komente