Legjionaret/ Bogdani titullar ne fitoren e Cezenes
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 23 Prill 2011 22:44   Shtyp
erion_bogdani_cezenaCezena e Erion Bogdanit ka fituar nje ndeshje shume te rendesishme jashte shtepise duke mundur Bolonjen me rezultatin 0-2. Bogu e ka filluar si titullar dhe ka qendruar ne fushe per 88-te minuta. Bomberi shqipetar ka bere nje ndeshje shume te mire duke sherbyer ne disa mundesi te pastra shenimi per skuadren e tij. Edhe vete ka rrezikuar duke i shkuar prane golit. Mediat italiane pas ndeshjes e kane vleresuar si nje nder me te miret sulmuesin shqipetar. Cezena me tre piket qe ka fituar sot eshte ngjitur ne vendin e 15-te duke u larguar nga zona e ftohte qe te con ne Serine B. Bogdani kete vit ka bere nje sezon shume te mire dhe ka shenuar shtate gola ne kampionat.

Pirro Nika
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide