Legjionaret/ Januzi gol kampioneve te Ukraines, i jep barazimin Vorsklas
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 14 Maj 2011 14:35   Shtyp

ahmet_jonuzi2Ahmed Jonuzi ka shenuar nje gol shume te rendesishem ne ndeshjen e sotme. Vorskla Poltava ka barazuar me kampionet e Ukraines Shakhtar Donjetsk, ne shtepine e saj duke arritur nje rezultat 1-1 qe per ta konsiderohet i suksesshem. Autori i golit te barazimit ka qene shqipetari Ahmed Jonuzi qe ne periudhen e fundit ka shkelqyer duke shenuar disa gola me peshe te rende per skuadren e tij. Fillimisht ka qene Shakhtar qe ka kaluar ne avantazh pas 17-te minutave loje me ane te  Vitaliy Vitsenets ndersa per te barazuar shifrat ka menduar shqipetari 22-vjecar qe ka shenuar ne minuten e pare shtese te pjeses se pare. Pas ketij barazimi Januzi eshte vlersuar me nota maksimale nga shtypi vendas. Ne kete ndeshje ka luajtur edhe shqipetari tjeter i kombetares sone Armend Dallku dhe ai nje prej me te mireve ne fushe. Ky barazim nuk i ka vlejtur Vorsklas e cila pritet te mbylle kampionatin ne vendin e gjashte pa mundur te marre pjese ne Europa Lige.

Pirro Nika

komente